Zgjedhja e kryetarit  të PD në Mallakastër, Baçi: Fluks anëtarësh në votim (Video)

Sot do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Mallakastër. Procesi i votimit u hap në orën 9.00 dhe do të mbyllet në orën 17.00.

Kandidatët e për kryetar dege në PD-në e Mallakastrës janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj. Sipas deputetit Luan Baçi, ka një fluks anëtarësh në votim.

“Në Mallakastër vazhdojnë zgjedhjet për kryetarin e degës, fluks anëtarësh në votim!

Për herë të parë me parimin ‘një anëtar, një votë’ në zbatim të vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit, po zgjedhin midis dy kandidatëve!

Astrit Xhafaj!
Resmi Shanaj!

Suksese kandidatëve, suksese Partisë Demokratike!

Për një Parti Demokratike, më të fortë, më të bashkuar, më të hapur!”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

12 vite burg për shoferin e Ardi Veliut, jepet pretenca edhe për familjarët e tij

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, familjarë të …

Leave a Reply