Rama në panik nga rikthimi i Berishës, thirrje SPAK nga kongresi Partisë-Shtet, ta burgosë!

Rama në panik nga rikthimi i Berishes i ka bërë thirrje SPAK nga kongresi i Partisë-Shtet ta burgosë liderin e opozitës.

“Çudia e çudive është kjo që ndërkohë që SPAK-u vihet natyrshëm në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera jo e jona, për këdo zyrtar të lartë sot akoma nuk është vënë në lëvizje të paktën unë nuk di të jetë në lëvizje se s’kam dëgjuar ta thotë. Nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, jo për një njeri, por për krejt Shqipërinë është ajo deklaratë sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK-u në këtë rast ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në SHBA, sepse ajo deklaratë atje nuk mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose nuk ka bazë, por këtë nuk mund ta thotë politika e brendshme, duhet ta thotë vetëm drejtësia.

Sepse ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjithë ata që kuptojnë dy gramë nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ja heqë këtë gur nga qafa duke e ndarë, ka bazë s’ka bazë, që shqiptarët edhe ata krejt pa tru ta marrin mesazhin që ka bazë s’ka bazë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply