Rama tregon mesazhet që shkëmbente me Bashën për PD-në

Pasi i kërkoi SPAK qe të godiste opozitën, kryeministri Edi Rama zbuloi komunikimin me Lulzim Bashën, ku sipas tij kishin folur për shkatërrimin e PD. Rama u shpreh se i kishte dërguar mesazh Bashës, ku sipas tij, ne parashikimin për shkatërrimin e PD kishte gabuar vetëm në kohen se kur do të ndodhte.
SYRI TV 

Kryeministri Edi Rama i fokusoj punimet e Kongresir të Partisë Socialiste në sulmet ndaj kundërshtarëve politik dhe sulmet ndaj spak që sipas tij duhet të ndalin hetimet ndaj qeveritarëve dhe të godasin opozitën.

E në këtë kuadër Rama zbuloi edhe komunikimimet me Lulsim Bashën, ku sipas tij ia kishte dërguar me mesazh se si do të shkatërrohej PD.

“Ndava me Kongresin mungesën e plotë të solidaritetit me këtë melankoli sepse mua nuk më mungojnë ata fare. Unë nuk mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se s’ka at farë opozite. Kështu që, s’është ndonjë humbje për Shqipërinë kjo, përkundrazi kjo duhet të kishte ndodhur me kohë, por ka ndodhur shumë vonë. Ia kam dërguar dikur me mesazh Lulzim Bashës. Kam gabuar vetëm me një vit diferencë. Kam qenë pak më shumë optimist se do të ndodhte më shpejt gjithë kjo”, u shpreh Rama.

E duke vijuar sulmet ndaj SPAK, Rama u shpreh se të besuarit e tij vjedhin veç për një arkë peshk, duke lënë mënjanë 430 milionë euro abuzime me inceneratorët.

“Të godasin nga të katër anët, por godasin lart. Kanë kohë për të shkuar te arka me peshk dhe zgjerimi i dritareve pa leje, edhe ato shkelje janë, por ka kohë për të shkuar deri atje. Dhe ka shumë më përpara se sa burgu, kur shkohet deri atje. Kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, dhe as në bisht jo e jo, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka, jam gati që nesër të shkoj dhe t’ua tregoj atje, prokurorëve të SPAK”, tha ai.

Deklaratat dhe sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK erdhën në një kohë që prokurorët kanë ngushtuar rrethin e hetimeve tek ministrat dhe bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply