Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin ‘Politiko’ me gazetarin Alfred Lela shpalljen non grata nga SHBA.
Berisha tha se ka pasur rreth 15 oferta lobimi për të hequr non grata-n, por ka refuzuar. Ai tha mw tej se, i ka vënë vetes qëllim që të bëjë gjithçka për transparencën e këtij vendimi.
“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja.
Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.
Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar”, tha Berisha.