Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka pasur kërkesa nga amerikanët që të rikthehej në krye të PD para 25 prillit, por i ka refuzuar. I ftuar në emisionin “Politiko”, Berisha tha se shpallja “non grata” është bërë me qëllim që të zgjohej opozita apo që të rikthehej ai në krye të PD.
“Nuk kisha ndërmend të rikthehesha, kam pasur oferta që të merrja drejtimin e PD para 25 prillit, madje ka edhe dëshmitarë. Ishte një vendim që tronditi PD, por rikthimi im ka të bëjë me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit”, tha Berisha.