Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se në Tiranë kanë mbërritur prej disa ditësh 20-30 prokurorë evropianë.
I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha thotë se kanë në dorë dosje ‘përvëluese’ siç i cilëson ai për Tiranën, Beogradin, Shkupin, ndërsa shton se përmes telefonave ‘BQ’, janë duke u përgjuar dhe transkriptuar biseda të dyshimta.
“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropianë. Kanë disa ditë. Keni dëgjuar historinë e telefonave BQ. Janë dosjet më përvëluese për Tiranën, Beogradin, Shkupin.
Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialist.
Ditë e natë punohet për transkriptin, me një numër të madh përkthyesish, teknikësh. Nuk ka pasë kurrë një vërshim i tillë në Tiranë. Ka një marrëveshje me konventa ndërkombëtare”, u shpreh Berisha në ‘Politiko’.