Sot, 3 ditë pas vendimit të Bordit të Transparencës, nafta në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme. Një fuçi naftë shitet me 94.50 dollarë, pra rreth 4 dollarë më pak se me 8 prill. Ndërkohë që tendenca është në rënie.
Kujtojmë se një çmim i ngjashëm i naftës në bursë me këtë të sotmin ka qenë në shkurt të 2021, kur nafta në karburantet shqiptare shitej me 196 lekë për litër.
Bordi nuk ka caktuar një datë për mbledhjen e radhës, por nëse do të ketë, nafta do të përcaktohet me çmim më të ulët.