Gjuha e zaptuesit!

Reagim i FRPD Vlorë

Nisur nga një dalje si të gjitha daljet e tij të aktrimit dhe propagandës në televizion, sektixhiu foli dhe për pseudo-projektet e Sheshit të Flamurit dhe Portit të Vlorës !

Nga kryeregjizori i propagandës këto projekte janë transformuese për Vlorën, janë mrekullira urbane, e lloj e soj emërtimesh të tjera 3D, por në të vërtetë projektet 3D që dalin muaj mbas fillimit të punimeve rezultojnë të jenë thjeshtse korrupsion-projekte dhe tjetërsues-projekte.

Për Portin e Vlorës KM shprehu një gjuhë te llahtarshme urrejtjeje, duke u shprehur për të me një gjuhë poshtërimi.

Tha për Portin e Vlorës se është thjeshtse një bankin ku lidhen e kapen “leshterik”.
Derdhi për Portin e Vlorës lumin e sharjeve dhe poshtërimit, zakon i njohur i KM !

KUJTOJME SE:
1.Porti i Vlorës ështe identitet i këtij qyteti.
2.Porti i Vlorës ështe njësi e rëndësishme tregtare dhe ekonomike për qytetin e Vlorës dhe Shqipërine, duke qenë porti i dytë në Shqipëri për nga rëndësia dhe madhësia.
3.Porti i Vlorës ka të punësuar qindra banorë të Vlorës, duke u bërë nje vatër e shëndetshme punësimi dhe mbajtjeje ekonomike për këto familje.
4.Porti i Vlorës mbart vlera historike dhe simbolike për këtë qytet.
5.Porti i Vlorës është nyje e rëndësishme tregtare,shkëmbimi mallrash, lëvizjeje njerëzish, me shtetin fqinjë Italinë, si një “Port-Mik” i këtij shteti.

Shkatërrimi i Portit të Vlorës, minimizimi i aktivitetit të tij nga politikat grabitqare të sektit, tjetërsimi i Portit dhe shndërrimit në nje vatër korruptive zaptimesh dhe përvetësimesh, mbartin vulën e sektit dhe kryesuesit të saj.

About Redaksia

Check Also

Karma është një “Romana Vllahutin”! Drejtësia është gjë tjetër!

Nga Gent STRAZIMIRI 21 tetori ishte një ditë që filloi si çdo ditë tjetër! Si çdo …

Leave a Reply