Masakra e Buças

Tërheqja ruse nga veriu i Ukrainës ka lënë në terren qindra të vdekur. Vrasja e civilëve dhe aktiviteti i investigatorëve të Kievit në rrëfimin e një gazetareje ukrainase.

Në tre ditë në  territoret e rajonit të Kievit të ripushtuar nga forcat ukrainase janë rikuperuar trupat e 410 civilëve të vrarë. Prokurorët dhe ekspertët mjeko – ligjorë kanë shqyrtuar 140. Midis tyre janë viktimat e paraqitura në imazhet e tmerrshme dhe në videot që kanë bërë xhiron e botës: burra, gra dhe fëmijë të vrarë nga cifla plumbash apo nga të shtëna të realizuara hapur. Buça është krahasuar me Srebrenicën (ku në 1995 më shumë se 8000 myslimanë boshnjakë u vranë nga milicitë e serbëve të Bosnjes) dhe shumë i lavdëruari dhe enigmatiku “shpirt rus” ka përfunduar në ferr. Tani ne ukrainasit presim që fajtorët të ndëshkohen: nga gjeneralët rusë që u japin urdhërat ushtarëve që qëllojnë civilët, deri tek kush bën propagandën për regjimin gjakatar të presidentit rus Vladimir Putin. Por që të ndodhë kjo duhet të plotësohen dy kushte: parasëgjithash duhet të kryhet një hetim skrupuloz në nivel kombëtar dhe, në radhë të dytë, në bazë të rezultateve të siguruara, t’i drejtohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës në Hollandë. Në këtë mënyrë do të thirren të paguajnë për fajet e tyre jo vetëm vrasësit dhe komandantët e tyre, por edhe të gjithë personazhet publike që cinikisht i kanë quajtur një sajesë pamjet e masakrës: për shembull përgjegjësja e komunikimit të Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zacharova, dhe drejtorja e rrjetit televiziv RT, Margarita Simonjan. “I gjithë territori i rajonit të Kievit i çliruar nga pushtuesit dhe i ndarë në kuadrante”, ka shpjeguar me 3 prill Irina Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës. “Vetëm në distriktin e Buças më shumë se 50 midis agjentëve të policisë dhe prokurorëve po zhvillojnë hetimet me urgjente. Investigues dhe ekspertë mjeko – ligjorë të tjerë po bëjnë hetime dhe po mbledhin kampionë ADN për Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Në punë

Në Buça ka pasur 3 ditë ndalim qarkullimi. Qyteti është rihapur në orën 6 të mëngjesit të 5 prillit. Shërbimi i sigurisë ukrainas dhe policia janë në punë nga 3 prilli. Mbikëqyrja i takon prokurorisë së rajonit të Kievit dhe zëvendësproukrorit të përgjithshëm Maksim Jakubovskij, që ka pasuar në 2021 Gunduz Mamedovin (që kishte krijuar praktikisht i vetëm të ashtuquajturin Departament të Luftës për të Hetuar mbi Krimet e Kryera në Donbas dhe në Krime, dhe sot nuk ka më asnjë rol në funksionimin e tij). Tema e bashkëpunimit midis forcave të rendit dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut është një çështje më vete. Është për t’u shpresuar që zyra e prokurorit të mbajë parasysh materialin e mbëedhur nga grupe dhe organizata publike dhe që të gjejë një mënyrë për ta përdorur Hagën. Për momentin janë dy lloje problemesh: dëmet e infrastrukturave të shkaktuara nga bombardimet në qytetet e rajonit të Kievit dhe krimet kundër civilëve, i të cilit Buça është bërë simboli. Qyteti nuk ka pësuar të njëjtat shkatërrime si Irpini, mbi të cilin aviacioni dhe artileria ruse janë hedhur fort. Në Buça rusët kanë “punuar” mbi njerëzit. Megjithatë, trupat deri më të tani të gjetura janë vetëm maja e ajzbergut. Tani duhet kërkuar në apartamente dhe në bodrume dhe të gjenden vendet e varrosjes së viktimave.

Në fazën e parë, përveç dërgimit të trupave të shqyrtuara nga mjekët ligjorë vendorë, specialistët duhet të përkufizojnë zonat ku janë kryer krimet dhe të pyeten dëshmitarët. Për të mbledhur provat për akuzën duhet përcaktuar ora dhe shkaku i vdekjes, prania eventuale e plumbave, gëzhojave, ciflave. “Duke shkuar në fshatin Stojanka kemi takuar një numër të madh makinash të krehura nga goditjet dhe kemi parë shumë kufoma të djegura. Dukshëm që rusët kanë qëlluar me plumba djegës mbi makinat dhe mbi njerëzit”, rrëfen një polic. Në bazë të nenit Nr. 438 të kodit penal ukrainas, të gjitha këtë vrasje janë shkelje në emër të së drejtës së luftës. Për vrasjen e civilëve parashikohen deri në 15 vite burg. Punonjësit e shërbimit sekret ukrainas, juridiksioni i të cilëve mbulon pikërisht këto rasze, nuk janë mjaft të shumtë, prandaj ësht policia ajo të zhvillon pjesën më të madhe të punës. Në secilin prej 9 kuadrantëve të Buças janë të pranishëm grupe të ndryshme investigatorësh. Sipas forcave të rendit, për momentin resurset e impenjuara janë të mjaftuehsme për të mbledhur dhe analizuar informacionet pa lënë pasdore asgjë. “Nuk do të shikohen valët e investigatorëve të vërtiten nëpër Buça”, shpjegon burimi për Zerkalo Nedeli në prokurorinë e përgjithshme. “Forcat e rendit aktivizohen në bazë të mesazheve të banorëve vendas, të ndihmësve dhe të gjithë atyre që ndodhen në vend”.

Megjithatë, dora dorës që dalin në dritë krime të reja, numri i njerëzve të impenjuara në kërkime mund të rritet. Edhe pse autoritetet janë të interesuara në çdo detaj mbi aksionet e rusëve gjatë pushtimit. “Për shembull, sot kemi pyetur një njeri që na ka thënë se ka qenë i etyruar t’i varrosë njerëzit. Ka premtuar të na i tregojë se ku janë”, shpjegin burimi për Zerkalo Nedeli. Lidhur me deklarimin e kryebashkiakut të Buças, Anatolij Fedoruk, lidhur me ekzistencën e një varri të përbashkët me më shumë se 300 trupa nuk ka ende lajme të qarta. As varri i përbashkët i treguar në videon që ka tronditur Ukrainën është identifikuar. “Mund të jenë njerëz të vrarë nga dora e pushtuesve ose kanë vdekur për shkaqe natyrore – infarkte, iktus – të lidhura me konfliktin”, na thotë burimi ynë. “Nuk duhet harruar se është në zhvillim një luftë dhe qëllohet nga të dyja palët”. Lidhur me këtë, duke parë kompleksitetin dhe eksepsionalitetin e argumentit, forcat e rendit u kërkojnë gazetarëve që të kufizohen në botimin e vetëm dëshmive okulare të konfirmuar nga faktet. “E di se po them një gjë jopopullore”, sqaron burimi. “Por duhet të demonstrojmë me skrupolozitet çdo krim. Vetëm atëhere mund të bëjmë paralelizma me Srebrenicën, ku kanë vdekur 8000 njerëz”. Faktikisht, në Buça numri i civilëve të vrarë mund të rezultojë inferior dhe shpresojmë që të jetë kështu, ama askush nuk e përjashton në asnjë mënyrë se mund të arrihet tek akuza për genocid, edhe pse ka qytete të tjera – jo vetëm në rajonin e Kievit, por edhe Mariupoli, Çhernihivi, Harkovi, Mikolaivi – në të cilat shtrirja e krimeve të kryera mund t’i tejkalojë shpresat më të tmerrshme.

Zinxhiri komandues

Nga 4 prilli, kontaktet e prokurorëve përgjegjës të hetimeve janë të disponueshme në faqet e rrjeteve sociale dhe në platformat e tjera publike. Të gjithë ukrainasit e njohin numrin e telefonit të policisë. Pra ndarja e informacioneve me autoritetet është shumë e thjeshtë. Më 3 prill në Buça është kërkuar edhe të rihapet zyra e prokurorit, por ishte ende e minuar. Gjithësesi problemet nuk mungojnë. Për shembull, nuk është e qartë se ku duhet të jenë çuar makinat e goditura nga plumbat, që janë prova. Veç kësaj, rrugët janë plot me makina të braktisura: do të duhet të individualizohen pronarët dhe të kuptohet sesi ka ndodhur. Sikur të mos mjaftonte, pyjet, ku ka mundësi që njerëzit të jenë strehuar për t’i shpëtuar bombave, janë minuar. Për këtë arësye shumë shpejt mund të ketë një valë denoncimesh personash të zhdukur. Fatkeqësisht pas tërheqjes së rusëve janë rritur edhje plaçkitjet nga ana e vendorëve. Shmangia dhe parandalimi i këtyre krimeve është thelbësore.

“Por gjëja kryesore është të kihet durim e besim tek forcat e rendit”, vazhdon burimi për Zerkalo Nedeli. “Mjeku ligjor nuk mund të bëhë 20 autopsi në ditë, do të rrezikonte të çmendej. Një investigator nuk mund të bëjë 30 kilometra në ditë. Dëshmitarët potencialë nuk do të pranonin të pyeteshin në 3 të natës. Autoritetet duhet të kenë kohën për t’i kryer hetimet në mënyrë profesionale. Nuk duhet preokupuar për të bërë përmbajtjet e gazetave dhe televizioneve. Juve gazetarëve ju mjaftojnë 10 minuta për ta treguar një histori, kurse ne duhet të hetojmë për javë të tëra. Mbledhim dokumenta dhe elementë proceduralë, jo emocione”. Për sa i përket Buças, problemi kryesor është se praktikisht nuk janë bërë robër lufte rusë. Shpjegimet e mundshme janë të ndryshme. Rusët kanë ardhur në qytet dhe janë larguar në heshtje dhe betejat kryesore janë zhvilluar në Irpin, nënvizon ndokush. Të tjerë theksojnë se, me t’u praë mizoritë e kryera, përgjegjësit nuk mund të kurseheshin.

Për të identiikuar ushtarët rusë forcat e rendit u besojnë materialeve video dhe filmimet e telekamerave private. Në këtë mënyrë personat e individualizuar mund të pranohen nga dikush në Rusi dhe më pas ndoshta të sinjalizuara policisë ukrainase, që do t’i fusë në listat e të kërkuarve ndërkombëtarë dhe ndoshta disa prej tyre do të arrestohen në ardhje në ndonjë lokalitet turistik larg nga Rusi. Një element tjetër të cilit i besohen forcat e rendit ukrainase janë regjistrimet e bisedave telefonike, nga ku mund të nxirren rrëfimet e vrasjeve. Informacione të tjera të rëndësishme mund të vijnë nga dëgjimi i bisedave telefonike ku “çlirimtarët rusë” u tregojnë grave dhe nënave sesi kanë plaçkitur shtëpitë e ukrainasve. Aq më shumë që shërbimet sekrete të Kievit kanë emrat, numrat e njësive dhe të komandantëve të tyre. Nga një pikëpamje teknike është një punë shumë e vështirë. “Por do të provojmë”, vazhdon burimi. “Në Sumy kemi identifikuar përgjegjësin e vrasjes së një familjeje të tërë dhe e kemi arrestuar. Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë”.

Një punë e ngjashme do të bëhet edhe lidhur me shkatërrimin e instrukturave civile dhe të ndërtesave banesore. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që të të arrihen të inkriminohen vetëm pilotët e kapur. Individualizimi i artilierëve dhe i ushtarëve të tjerë do të jetë shumë më i vështirë. Për sa u përket vendimeve që mund të marrë Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës, duhet thënë se emrat e ushtarëve të thjeshtë dhe e ekzekutorëve të krimeve nuk janë themelore. Sipas të gjitha normave ndërkombëtare, në rastin e vrasjeve masive përgjegjësia bie mbi kryekomandantin, mbi presidentin dhe mbi rangjet më të larta të ushtrisë. Më 3 prill presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ka dhënë disa deklarata të rëndësishme mbi faktet e zbuluara në Buça dhe ka hipotezuar krijimin e një organizmi special për të hetuar mbi krimet e luftës dhe kundër njerëzimit me përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Është e rëndësishme se për të bërë gjithë këtë Ukrainës i duhet të ratifikojë menjëherë statutin e Romës, me të cilin në 1998 është krijuar Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Lidhur me projektin e Zelenskyj, Oleksandra Matvijçuk, shefe e organizatës Euromaidan SOS dhe e Qendrës për Liritë Civile, shpjegon: “Do të bëhet fjalë për punën e përbashkët të specialistëve ukrainas dhe ndërkombëtarë: investigatorë, prokurorë dhe gjykatës. Ka shumë të ngjarë që presidenti ka në mendje të krijojë një gjykatë ndërkombëtare kinse. Të jemi parasysh se Gjykata Penale Ndërkombëtare tenton të merret me “peshqit më të mëdhenj”. Natyrisht, nuk është në gjendje të hetohet mbi të gjitha krimet e luftës të kryera në botë dhe autorët e tyre. Veç kësaj, aktualisht nuk ka juridiksion mbi krimin e agresionit, prandaj krijimi i një gjykate ndërkombëtare hibride do të ishte shumë e dobishme. Organizimi i ri do të merrej me pjesën hetimore dhe procesuale, duke kërkuar të hidhet dritë mbi të gjitha krimet e kryera. Për këtë është urgjente që presidenti Zelenskyj të firmosë projektligjin Nr. 2689 mbi përmbushjen e normave të së drejtës penale ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë ajo që kemi parë në Buça, Hostomel, Irpin, Makarov, Motjzhin dhe në qytete e fshatra të tjera të rajonit të Kievit mund të gjykohet si krim lufte dhe kundër njerëzimit”.

Gjithë urrejtja jonë

E kam provuar, vetëm fakte, pa emocione të kota, ama brenda meje gjithçka është shkelmuar me ngadalë dhe në mënyrë të pandalshme nga urrejtja. Çfarë të bëhet me gjithë këtë urrejtje? Si të menaxhohen, si rrregullohen mekanizmat e saj? Si dhe duhet të ruhet për të shmangur që të bëhem si ata, për të dalë nga kjo luftë me këmbët tona?

(Inna Vedernikova për Zerkalo Nedeli)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Sllovakia rrezikon luftën civile? Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm pas atentatit ndaj kryeministrit

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Matus Sutaj Estok tha se vendi rrezikon luftë civile, për …

Leave a Reply