Shfaqet Luli, bën copë “Qifen”: Prej atij humba zgjedhjet!

Deputeti i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat në lidhje me shpalljen non grata të Aqif Rakipit, ish deputetit socialist. Sipas Bashës, Rama ka humbur një mik, i cili i siguroi votat e mandatit të tretë në Tiranë dhe Elbasan.

Po ashtu ai ka thënë se, një nga shkaqet që PD humbi në 25 prill ishte “dora” e Rakipit që bleu votat për të birin dhe të kunatin.

“Aqif Rakipi, një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore. Ai ka blerë vota për hesap të Edi Ramës, janë njerëz që kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, të gjitha mekanizma të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit. Diferenca e votave mes atyre që mblodhi PD-ja dhe mazhoranca ka qenë ajo që bleu Rakipi. Edi Rama ka sot të gjithë arsye të ndjehet i vetëm, ka humbur një tjetër partner. Dua t’i them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm, këtë parlament do t’ia kthejmë njerëzve, qytetarëve”, është shprehur Basha.

About Redaksia

Check Also

Kartmonedhat 500 euro që u gjetën në shtëpinë Erjonit dhe Arjolës!

Nga Alba KEPI Jo e rastësishme. 500 euro është kartmonedha më e preferuar e narkotrafikantëve! …

Leave a Reply