Berisha: Alibeajn s’e le Rama të tërhiqet, është në mision!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD se, Enkelejd Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet pasi është në mision.

Berisha shtoi se, i vetëshpalluri kryetar partie mund të jetë mik me Gaz Bardhin, por s’mund të emërojnë njëri-tjetrin në krye të partisë.

“Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet, është në mision. Do ta ndjekë fati i Bashës. E vë veten në një pozitë të papërshtatshme.

Ai bën dhe kryetarin e partisë, i emëruar nga Gaz Bardhi, ata janë shokë por jo të emërojnë njëri-tjetrin në krye të partisë”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se, deputetët e PD, përfshirë edhe Lulzim Bashën, do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

“Deputetët e PD, përfshi edhe Lulzim Bashën do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Çdo njeri është i lirë të marrë vendimin e tij”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të jetë në mbledhjet e radhës, Berisha tha: Patjetër do jem në çdo mbledhje.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply