Berisha: Alibeajn do ta ndjekë fati i Bashës! Rama dhe ambasadorët po i bëjnë presion gjykatës

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se Edi Rama dhe diplomatët po bëjnë presion në gjykatë pas ankimimit të Enkelejd Alibeaj për vendimin e Gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit. Berisha theksoi se ka siguruar dy burime dhe provat nuk do të përtojë t’i bëjë publike.

Ndërsa, i pyetur nëse do të jetë pjesë e mbledhjes së thirrur të mërkurën nga Enkelejd Alibeaj, Berisha theksoi se nesër nuk ka asnjë mbledhje dhe paralajmëroi se Alibeajn do ta “ndjekë fati i Bashës”.

“Edi Rama po përdor si mashë, po bëhen presione të jashtëzakonshme në gjykatë, të gjithanshme. Nëse s’do kisha dy burime nuk do ta thosha. Po e ndjek. Paralajmëroj se qeveritarë dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë… Diplomatë e ambasadorë. Kam siguruar dy burime. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të përtoj t’i bëj publike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply