Enkelejdi i shkarkuar në 11 dhjetor, kërkon eksplorim për të mbajtur peng PD-në

Deputeti Enkelejd Alibeaj vazhdoi me refrenin e përhershëm pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD duke thënë se vendimi i Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, është i paligjshëm. Enkelejdi vazhdon havazin. Ai sot kërkoi eksplorim për të mbajtur peng Partinë Demokratike.

Alibeaj tha se, vendimi i dhënë nga gjykata ishte në shkelje dhe në konflikt interesi nga gjyqatri i çështjes.

Sakaq, Alibeaj deklaroi se çfarë është bërë deri tani është e padobishme për PD-në dhe duhet një process i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart.

“Nesër secili deputet të bëjë propozimin e vet. Kishte një propozim nga Gështenja, i cili ishte konstatim i njëanshmërisë së procesit që po bëhet deri tani, rifillimi i një procesi të përbashkët me garanci. Procese të nxituara s’do ketë, kjo parti nxitimet i ka bërë dikur. Procese që të japin sinjale të forta.

Kishte modalitete për një kongres pajtimi dhe bashkimi. Kjo ishte zgjidhja finale, që secili të sjellë propozime nesër. Çfarë është bërë deri tani është i padobishëm për PD-në dhe e dyta një proces i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart.

Ditën kur u dha vendimi, ishte vendim i paligjshmë, me shkelje ligjore, vendim në konflikt interesi të vetëdeklaruar nga gjyqtari, thash do bëj ankimim. E drejta jo vetëm e një individi por e drejtë kushtetuese.

Ankimi është mjet që nuk bën gjë tjetër veçse e zgjidh çështjen në gjykatë. Kemi hapësirën për të eksploruar mundësitë për të bashkuar demokratët dhe për të qenë dinjitoz në zgjedhjet që do vijnë”, tha Alibeaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply