Berisha: Alibeaj tentoi të manipulojë Grupin në mënyrë vulgare, por dështoi në çdo përpjekje!

Pas 8 orësh mbledhje me grupin parlamentar të PD, lideri historik Sali Berisha tha për mediat se, Enkelejd Alibeaj të cilin e quajti të vetëshpallur kryetar partie, tentoi të manipulojë grupin në mënyra vulgare, por dështoi.

Berisha theksoi se, mbledhja shkoi mjaft mirë dhe deputetët patën propozime interesante për të bashkëpunuar ndërsa shtoi se Alibeaj ka humbur besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë kryetari i grupit parlamentar të PD.

Lideri historik i kësaj partie deklaroi më tej se Enkelejd Alibeaj me urdhër të Edi Ramës ka paditur ka apeluar vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Kontrastonte me qëndrimet e të gjithë deputëteve. I vetëshpalluri kryetar i Partisë Demokratike dhe që kur u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin por dështoi në çdo përpjekje.

Dështoi. Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do fillojë bashkëpunimi dhe mbikqyrja, verifikimi, pati ide mjaft racionale, mund tu them se pas kaq orësh diskutime, u pasurua shumë mendimi i PD-së për situatën e dhënë.

Natyrisht siç ju informova, për shkak të qëndrimit të Alibeajt ndaj PD-së të padisë me urdhër të Ramës PD-në, e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlanentar.

Kjo e mërziti dhe më shumë, por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mirë, deputetët me një përgjegjësi absolute u përpoqën të japin çdo kontribut dhe hodhën poshtë përpjekjet për manipulime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie! Do të ulim çmimin edhe bizneseve

Lideri i opoztës, Sali Berisha ka prezantuar një pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply