Berisha kërkon largimin e Alibeajt si kryetar grupi: Ke bërë padi ndaj PD në gjykatë pa asnjë tagër!

Lideri historik i PD, Sali Berisha, kërkoi largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Në mbledhjen e këtij grupi, Berisha tha se, ka bërë gjyq kundër partisë.

“Ke bërë padi ndaj PD-së në gjykatë pa asnjë tagër. Ke paditur një proces që demokratët e kanë pranuar”, tha Berisha, duke shtuar se edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim po bën presin ndaj gjykatës.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Rama”, tha Berisha.

“Përbashkimi i PD-së ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë në bazë si dhe te deputetët për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje”, tha Berisha.

Më tej ai tha se, duheshin bërë hapa në këtë drejtim.

Berisha deklaroi se Lulzim Basha dha dorëheqjen, ndërkohë që mbi vete mbartte disa të vërteta të hidhura, si ajo me dosjen ruse.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply