Alibeaj reagon pas akuzave nga Paraguaji për lidhje me krimin

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave që vijnë nga Paraguaji se ai mbështetet dhe financohet nga një person i fuqishëm.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.

“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm” – tha Alibeaj.

Kërkesat për hetim mbi Alibeajn vijnë nga Paraguaji, ku janë ngritur akuza ndaj ish-presidentit të Bankës Qendrore të këtij shteti, Carlos Fernández Valdovinos.

Diplomati paraguajan, Blas Oddone shkruan në Twitter se bankieri Valdovinos i ka dhënë mbështetje financiare dhe bankare, deputetit të PD, Alibeaj.  Ai thotë se organet hetimore të Paraguajit duhet të hetojnë transaksionet që Carlos Fernández Valdovinos ka kryer për interes të Alibeajt.

Nuk është e qartë se për çfarë veprimesh bankare bëhet fjalë dhe nëse ato janë kryer direkt në llogaritë e përfaqësuesit të Lulzim Bashës. Oddone e quan Alibeajn politikan të korruptuar që duhet të hetohet.

Por kërkesa e Blas Oddones nuk është e vetmja.

Edhe gazetari i njohur paraguajan, Pedro Escobar Medina i bën thirrje institucioneve të Asunción, të hetojnë politikanin shqiptar, Enkelejd Alibeaj, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga ish-kryebankeri i Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply