Megjithëse kancelari gjerman Olaf Scholz e injoroi dhe nuk e mbështeti nismën për Ballkanin e Hapur, duke vënë në dukje se Gjermania angazhohet vetëm për procesin e Berlinit, për kryeministrin Edi Rama kjo nuk përbën problem, sepse sipas tij “Open Balkan” është një proces që i shërben rajonit.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, në mbyllje të vizitës së tij në Berlin, Rama deklaroi se Kryeministri Scholz do shprehej nëse do të ishte kundër por për të mbrojtur, projektin e tij dhe të Aleksandër Vuçië, Rama përdori si preteks Këshillimin Kombëtar, pavarësisht se ishte një proces jotransparent.
Edhe alarmi i ngritur nga ekspertë të çështjeve ndërkombëtare dhe disa vende perëndimorë për furnizimin me armë të Serbisë nga Kina nuk përbën një shqetësim për Edi Ramën.
Teksa gazetarët i vunë në dukje Kryeministrit, ecurinë e proceseve të integrimit dhe anëtarësimit në NATO gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe ngecjen e proceseve integruese gjatë 9 viteve të pushtetit të tij, Rama tha se këto arritje nuk janë meritë e një individi.
Gjatë konferencës me gazetarë, Edi Rama nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetjeje që lidhej me aktualitetin politik dhe zhvillimet e fundit në Tiranë. Në një kohë, kur kancelari gjerman Olaf Scholz, këmbënguli për orientimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor te Procesi i Berlinit, duke se për Kryeministrin Edi Rama kjo vizitë përfundoi pa një konkluzion.