Vrasja në Shkodër, Bandula u ekzekutua teksa po pinte kafe në lokalin e tij

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave në lagjen “Rus” në Shkodër. Mësohet se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur shtetasi Nazmi Bandula.

Burimet e policisë bënë të ditur se, 55-vjeçari Nazmi Bandula që u vra sot dyshohet të ketë një të shkuar problematike. Pas ngjarjes së rëndë, raportohet se Bandula ka qenë një ‘tutor’, trafikant vajzash me qëllim prostitucionin e tyre. Gjithashtu, dyshohet se mund të ketë qenë përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, si ekzekutime e vrasje të bujshme që kanë tronditur Shkodrën.

Bandula u qëllua mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash teksa po konsumonte kafe në një nga lokalet në lagjen ‘Rus’. Viktimën e kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë dhe më pas autorët janë larguar. Bandula ishte në trotuar afër banesës, në lokalin i cili është ngjitur me një market.

About Redaksia

Check Also

Dosja-Rama, krimi, vjedhjet dhe korrupsioni që do të trondisë BE, çfarë përmban

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg …

Leave a Reply