KYIV, UKRAINE - FEBRUARY 25: (----EDITORIAL USE ONLY â MANDATORY CREDIT - "PRESIDENCY OF UKRAINE/ HANDOUT" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) Ukraineâs President Volodymyr Zelenskyy holds a press conference on Russia's military operation in Ukraine, on February 25, 2022 in Kyiv. (Photo by Presidency of Ukraine/Handout/Anadolu Agency via Getty Images)

Zelensky: Nëse Donbasi bie….

Në një kohë kur Rusia është fokusuar sërish në provincat lindore të Ukrainës, pas dështimit për të kapur kryeqytetin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se beteja për rajonin e Donbasit do të jetë vendimtare.

Në një intervistë ekskluzive me Al Jazeera-n, ai thotë: “Nëse forcat tona në Donbas nuk arrijnë të ruajnë pozicionet e tyre, atëherë rreziku i përsëritjes së ofensivës në Kiev dhe rajonin e Kievit është shumë i mundshëm”.

Rusia kohët e fundit shkurtoi shkallën e sulmit, pasi përpjekja e saj për të kapur kryeqytetin ukrainas dështoi.

Moska pretendon se faza e parë e “operacionit të tyre ushtarak” ka përfunduar kryesisht dhe se fokusi është tani në çlirimin e plotë të rajonit lindor të Ukrainës, Donbas.

Kufizimi i qëllimeve ruse

Por vëzhguesit në kryeqytetet perëndimore e interpretojnë njoftimin si një shenjë se Moska e ka nënvlerësuar rezistencën e Ukrainës dhe po kufizon qëllimet e saj pas një muaji luftimesh.

Zelensky thekson se ai nuk përjashtoi mundësinë e një ofensive të re në kryeqytetin Kiev, nëse forcat ruse në lindje shënojnë pushtime ushtarake.

E ardhmja e rajonit të Donbasit, si dhe e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi pas pushtimit të vitit 2014, është në qendër të negociatave në vazhdim.

“Ne duam t’i kthejmë këto territore, pasi ata (rusët) nuk i konsiderojnë këto territore pjesë të Ukrainës. Do të flasim për këtë”, deklaroi Zelensky.

Ai shton se edhe pse është i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, krimet ruse në Bucha, ku u gjet një varr masiv, si dhe në qytete të tjera përreth Kievit, janë një sinjal se “ne nuk kemi një klimë pozitivë në negociatat tona”.

Nga ana tjetër, Moska mohon akuzat se ata qëndrojnë pas vrasjeve në Bucha.

Ukraina, ndërkohë, ka thënë se mund të braktisë ofertën e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe të pranojë statusin neutral nëse Perëndimi ofron garanci të detyrueshme sigurie.

Ndër vendet që do t’i ofronin mbrojtje Ukrainës në rast të sulmeve të ardhshme janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Polonia, Turqia dhe Italia.

Megjithatë, “kjo marrëveshje është e pamundur pa Federatën Ruse”, shton Zelensky.

Negociatat pa rezultate

Ukraina po kërkon garanci sigurie për të forcuar mbrojtjen e saj pasi hoqi dorë nga arsenali i saj i armëve bërthamore sipas Memorandumit të Budapestit, një seri marrëveshjesh të nënshkruara midis viteve 1993 dhe 1996.

Rusia pretendon se Ukraina ka shkelur marrëveshjen dhe deklaron se një nga arsyet e pushtimit është përpjekja e pretenduar e Ukrainës për të zotëruar armë bërthamore.

Zelensky tha se Ukraina nuk do të përpiqet të ketë armë bërthamore në të ardhmen, por gjithashtu i vjen keq për vendimin për të hequr dorë nga ajo që kishte.

“Këto vende që kanë armë bërthamore nuk po e marrin përsipër. Ne kemi dobësuar statusin tonë, mbrojtjen tonë, kemi dobësuar popullsinë tonë. Kjo është ajo që ne hoqëm dorë, dhamë jetën e atyre njerëzve që vdiqën”, tha ai për Al Jazeera-n.

Zelensky thekson se negociatat ishin mënyra e vetme për të “ndaluar gjakderdhjen”, pavarësisht negociatave të muajit të kaluar në Turqi, të cilat sollën pak përparim.

“Në të njëjtën kohë, ato janë duke u ngadalësuar dhe nuk shoh ndonjë rezultat të negociatave deri më tani”, shtoi ai.

About Redaksia2

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply