Alizoti: Zgjidhja e krizës nuk zgjidhet në gjykatë! Alibeaj duhet të kërkonte votëbesimin

Deputeti Tomor Alizoti, i ftuar në studion e Radar Informativ, u shpreh se kur një grupim ka konflikt të brendshëm është në krizë dhe në këtë mënyrë kanë lënë edhe shqiptarët pa opozitë.

Duke komentuar ankimimin e Enkeljd Alibejat, Alizoti thekson se zgjidhja nuk vjen nga gjykatat, por duhet të jetë politike. Sipas tij, Alibeaj duhet të kërkonte votëbesimin e deputetëve në pozicionin e tij si kryetar grupi.

“Unë mendoj që zgjidhja e një krize nuk zgjidhet në gjykatë. Nuk ka parti politike në Evropë që zgjidh gjërat e veta me gjykata. Edhe në mbledhje e kam thënë po shkoni në absurditet. Në një forcë politike vendos vota kush është shumica dhe pakica. Unë mendoj që edhe ajo që ka më pak ndjekës në PD duhet të unifikohet. Unë hodha një ide, po të isha në vendin e Alibeajt do e rivotoja veten”, u shpreh deputeti i PD.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi 4 herë Ramën dhe 3 herë Lindën

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi se ‘Roni Yeffet mbeti i …

Leave a Reply