Zotimi i Berishës: Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton!

Ish-Kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin ‘Bardh e Zi’ deklaratat e Ramës në Kogresin e PS, i cili e cilësoi të vdekur. Berisha tha do ta çojë kryeministrin Edi Rama si kundërshtarin e tij politik atje ku e meriton.

Ndër të tjera Sali Berisha theksoi se, Shqipëria që thotë Rama ekziston vetëm në realitetin e tij, por realiteti i tij është një realitet që nuk ekziston.

“Kur njeriu futet në një spirale të tillë do të thotë se ai jeton me lugetër me fantazma dhe është afër finales së tij politike, ditëve të fundit të tij në politikë. Unë nuk flas për jetëgjatësi biologjike, por ai lajmëroi në Kongresin e tij hyrjen në një spiral të tmerrshëm politik për të.

Dy qenë momentet, e para mohimi i opozitës, që është përpjekja e një njeriu të tmerruar për të shpëtuar nga makthet që i krijojnë opozita e vërtetë atij dhe rikthimi i njeriut që ka të gjithë trashëgiminë, të gjithë potencialin për ta nxjerrë atë nga skena politike.

Sali Berisha është i vetmi person në politikën shqiptare që e ka mundur 3 herë Edi Ramën. Zotohem para të gjithë të gjallëve në Shqipëri se Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply