Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Enkelejd Alibeaj, se po tenton të ndalojë zhvillimin e Kuvendit të 30 prillit.
Berisha ka thekuar se telefonatat e Alibeajt ndaj personave të caktuar duke i kërkuar të mos bashkëpunojnë, nuk do tja dalin ta ndalin procesin drejt Kuvendit të 30 prillit.
‘Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë që të mos bashkëpunojnë nuk po e pengon dot këtë proces, po ecën mjaft mirë’, theksoi Berisha.
Berisha: U diskutua gjerësisht mbi ecurinë e procesit deri tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është me të vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë që të mos bashkëpunojnë nuk po e pengon dot këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve objektive që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që të korrigjohen dhe të zgjidhen, t’u jepet zgjidhje. Pra, mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë.
Sali Berisha: Mbledhja përfundoi. U diskutua gjerësisht mbi ecurinë e procesit deri tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është me të vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë që të mos bashkëpunojnë nuk po e pengon dot këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve objektive që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që të korrigjohen dhe të zgjidhen, t’u jepet zgjidhje. Pra, mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë.
Pyetje: Cila degë ka patur problematika?
Sali Berisha: Ka patur në Lushnje. Ka patur një problem që do të zgjidhet. Para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që ka funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota. Jo vetëm aty. Unë dhashë një shembull, por shembuj të tjerë, si degë, mund të ketë edhe në segmente të caktuar akudo që procesi vijon. P.sh, Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë dakord, por nuk e hedhin krejtësisht poshtë. është rënë dakord që të ulen dhe të shqyrtojnë me audit një për një dhe aty ku gjenden parregullsi aty të ndërhyhet dhe të korrigjohet. Ka një vullnet të hekurt për një transparencë të plotë. Dhe kjo është ajo që dominon.
Pyetje: Po pjesëmarrja e demokratëve si ka qenë në këto zgjedhje, në ato degë që janë zhvilluar deri në këto momente nga raportimi që patët?
Sali Berisha: Pjesëmarrja në disa prej tyre ka qenë më e madhja ndonjëherë, në disa të tjera më e vogël, por pjesëmarrja nuk është detyrim statutor që duhet të votojnë patjetër, gjë që e bën fakultative pjesëmarrjen.