Berisha-deputetes së PS: A e di ti që qesh me qesëndi sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty?!

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka debatuar ashpër me ministren Elisa Spiropali në Kuvend, pasi u ngjit për të dytën herë në foltore për të shpalosur shkallën e inkriminit të kësaj qeverie, siç u shpreh. Por, gjatë fjalës së tij, Berisha iu kundërvu dhe deputetes së PS-së q që u përpoq t’ia priste fjalën duke nënqeshur duke i drejtuar pyetjen: Pse qesh ti zonjë me qesendi?! A i ke kuptuar sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty?!

“Vij këtu i vetëdijshëm se vetëm në aferën e fundit të inceneratorëve, brendi shqiptar i zonjës Konomi me anëtarë të organizatës së tij, “Skënderbuçi” i Spiropalit me anëtarë të organizatës së tij ka plaçkitur 430 milionë euro më së paku.

Vij këtu për të qëndruar karshi jush dhe treguar shqiptarëve se çfarë shkalle inkriminimi keni.

Zonja që foli që thirret rëndom “Zonja 5-milionëshe”, po  nuk hyn tek anëtarët e mëdhenj të organizatës por hyn si anëtar i saj. Ndaj dhe ju keni borxh të dilni dhe shani me gjuhë ordineri, të përdorni fjalë që një grua nuk  duhet t’i thotë fjalë të tilla. Jo se fjalori më mungon t’jua them një për një, por se goja ime frenohet kur vjen puna para një zonje.

Kur deputetja Blerina Gjylameti e PS-së nisi të qeshë nga salla me ironi, Berisha iu drejtua:

“Pse qesh ti zonjë me qësendi? A i ke kuptuar sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty?! E ngjite Shqipërinë në çatinë e botës për vdekshmërinë nga Covid?! Kam folur se jam mjek, jam njeri dhe se kam parë me mijëra njerëz të shkuara”.

Këtu, Kryetarja Lindita Nikolla i mbyll mikrofonin, Berishës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply