Ambasadori gjerman: Shpresoj që PD të gjejë veten dhe të bëhet një opozitë e fuqishme

Ambasadori gjerman Peter Zingraf u shpreh sot se, shpreson se do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

I pyetur nëse Gjermania do të ulet në një tryezë me Sali Berishën, një person i shpallur “non grata”, ambasadori u shpreh “Një opozitë e fuqishme i shërben veprimtarisë kontrolluese kundrejt qeverisë dhe zgjedhësve, shpresoj që PD të rigjejë veten, dhe të bëhet një parti efektive, pasi zgjedhjet e ardhshme janë në derë.

Ne do të kishim dëshirë që të zhvilloheshin procese transparente brenda për brenda PD-së, shpresojmë shumë që të gjendet një zgjidhje politike sa më e përshtatshme.

Unë mendoj që partia ka nevojë për një udhëheqje të orientuar drejt së ardhmes, do të ishte më e vendit nëse do të flisnim për përmbajtjen dhe jo për personat e caktuar, tha ai.

E ndërsa SHBA e shpalli “non grata”Sali Berishën, BE nuk është bashkuar me sanksionet.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply