Dritan Demiraj, një ushtarak i sprovuar në misione brenda dhe jashtë vendit

Nga Genci SHTYLLA
Mischigan
USA

U nxita te shkruaj keto rreshta ,pas lajmin te propozimit te shoqates “Vatra” per Kolonel Dritan Demirajnne postin e Presidentit.

Para pak ditesh pata rastin qe nepermjet disa miqeve te perbashket, te takohem dhe bisedoj me Dritanin.

Fillimisht pata ndjesine se po bisedoj me nje ushtar, kaq i hapur e i drejtperdrejte qe me mua. Por pas pak çastesh, kur me tregonte fare qete e thjeshtesisht, per jeten e tij kuptova se pavaresisht pamjes se pare, kisha te bej me nje njeri sa ekspert te fushes aq me vlera te spikatura dukshem, morale e humane.

Pas kesaj e pyeta dicka me thelle dhe ai shume modestisht me tregoi per titujt e dekorimet e fituara me shume mund e sakrifica, ku pa dashur ti permend te gjitha po vecoj ato te titullit “Doktor Shkencash” dhe dekokoraten “Nderi i Kombit”.

Nje pershtypje te madhe me bene edhe librat e botuar prej tij qe sipas meje jane diçka e veçante ne bibliografine shqiptare, pasi zene nje vend te rendesishem ne fondin e literatures se mbrojtjes.

Po kaq thjesht Dritani me foli edhe per periudhen kur ishte ne detyren e Ministrit te Brendeshem, ku kishte kontribuar qe pavaresisht kohes se shkurter dhe pengesave pa fund, te kishte rezultate pozitive.

Gjate bisedes mora vesh se Shoqata Vatra i kishte kerkuar disa te dhena personale sepse te 23 deget e saj ne Shtetet e Bashkuara ishin ne nje mendje qe kryesia e shoqates ta propozonte Kolonel Dritan Demirajn ne postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise.

Te them te drejten ky lajm me zuri ne befasi, pasi gjithmone kam besuar se presidenti eshte produkt i pazareve politike ne Shqiperi, por menjehere kuptova se ky do te ishte nje lajm i mire per Shqiptaret e per diasporen ne vecanti, qe te ndihet me ne fund e vleresuar.

Nuk di pse ne ato momente m’u kujtuan vargjet e fameshme te Nolit “Mbahu neno mos ki frike ………….”

Pas pyetjes sime se kush parti do ta mbeshteste ai u pergjigj shkurt se nuk e dinte pasi partia e tij ishte Shqiperia.

I bindur se kjo kandidature i ben nder atij posti, por edhe ne pershtatje me situaten gjeopolitike e militare ne rajon e me gjere, gjykoj se nje ushtarak i sprovuar ne misjone brenda e jashte vendit, ndoshta me i miri qe kemi, eshte i prere per postin e Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura.

Do te doja me gjthe shpirt qe partite politike, shoqeria civile, por edhe qytetaret e thjeshte ta mbeshtesnin kete kandidature sa perbashkuese aq edhe dinjitoze.

About Redaksia

Check Also

Kë do të qeverisë Partia Socialiste në vitin 2050?

Nga Enver BYTYÇI Të enjten Edi Rama njoftoi përbërjen e re të qeeverisë. Nuk ka ndonjë …

Leave a Reply