Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, një dite pas vendimit të Gjykatës që njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.
Bardhi tha se, biseda që u zhvillua në selinë e PD është regjistruar dhe se Berisha ka pasur dy mesazhe që ishin që vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe se njihte të drejtën e animimit nga pala tjetër.
Ndër të tjera ai tha se Berisha tjera thotë e tjera bën teksa u kërkon deputetëve që të shkarkojnë Enkelejd Alibeaj, ndërsa Enno Bozdo e ka quajtur të pavërtete e gënjeshtër këtë.
Pjesë nga debati
Bozdo: Kriza është vetëm Lulzim Basha. Mjaftojnë rezultati i 6 marsit për ta kuptuat. Thelbi është se Basha u largua sa për të thënë se u largua. Ju e mbani mend unë nuk kam qenë pjesë e foltores dhe qëllimi im ka qenë brenda një esence
Bardhi: Nuk ka asnjë krizë na Enkelejdin dhe kjo është regjistruarin zoti Bozdo është regjistruar biseda me Sali Berishën në zyrën time.
Biseda ne zyre me Berishen është e regjistruar. Dha dy mesazhe kryesore: Vendimi I gjykates duhet te respektohet njoh te drejtën tuaj per ankim. Berisha ndryshim vepron e ndryshe thotë
Dhe kjo ishte një çështje që ramë dakord. Ajo që ndryshoi rrugën është që Berisha punon për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt. Ndryshe vepron e ndryshe thotë.
Bozdo: Nuk është e vërtetë!
Bardhi: Jam dëshmitar dhe ndoshta, duhet ta pranon si nuk ka dhe ti nuk e di cfarë ka në kokën e Berishën. Nëse mendoni se keni një ndikim ju jeni duke gënjyer veten. Që pas datës 6 mars. Berisha ka takuar një më një deputetët dhe ka pasur një kërkesë të votonin shkarkimin e Enkelejd Alibaj, dhe ka marrë refuzim nga deputetët.