Admir Sinamati zgjidhet kryetar i PD në Kukës

Anëtarët e PD në Kukës, kanë zgjedhur Admir Sinamati si drejtuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme.

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, kandidati Sinamati ka marrë 669 vota nga 727 votues.

Kandidati tjetër, Irel Elezi, emri i të cilit ishte në fletën e votimit, pavarësisht se ai u tërhoq në mëngjes ka marrë 58 vota.

Njoftimi nga PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Kukës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kukës u shpall z. Admir Behlul Sinamati me 91% të votave.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do i përmbahet motos së ripërtëritjes, javën tjetër mblidhet Këshilli Kombëtar për organigramën drejtuese

Anesti Barjamemaj, A2CNN: Zoti Berisha, të ndalemi pak te dy fundet e dy përgjigjeve tuaja. …

Leave a Reply