Denoncimi tek Berisha: Konsullata në Spanjë nuk u shërben emigrantëve shqiptarë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij Facebook denoncim,in e një qytetari, i cili shkruan se, Zyra e Konsullatës në Spanjë nuk u ofron shërbimin e rinovimit të dokumentave identifikuese për shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Atyre u duhet të shkojnë në Paris ose Bruksel për të kryer këtë sherbim duke humbur kohë dhe shpenzime të panevojshme.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha 

Qëndrim i papërgjegjshëm ndaj emigrantëve tanë në Spanjë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshendetje z. Berisha. Fillimisht dua t’ju uroj Gëzuar Pashkën! Pa dashur të prish atmosferën festive të kësaj dite, po ju dërgoj këtë mesazh për të kerkuar ndihmën tuaj. Jam një nënë me dy fëmijë të vegjël, qytetare shqiptare me banim te përhershëm ne Spanjë. Padrejtësisht Drejtoria e konsullatave shqiptare la jashtë përditësimit ambasadën shqiptare në Madrid. Të gjithë ne që jetojnë në Spanjë duhet të marrim rrugët për Paris o Bruksel per rinovimin e pasaportës biometrike sepse ambasada jonë në Madrid nuk na ofron ketë shërbim.

Vetëm në fillim të viti 2021 Drejtoria e konsullatave hapi 4 zyra të reja konsullore që ofrojnë shërbimin e rinovimit të pasaportës në Europe. Ambasada Shqiptare në Madrid, ka marrë me qera ambiente zyra të shtrenjta, dhe sherben vetëm për promovim librash por jo për të zgjidhur këtë problem jetik për qytetarët që jetojnë në Spanjë. Qeveria shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme, na kanë braktisur ne që jetojmë këtu në Spanjë.

Kemi nevojë urgjente që Drejtoria e konsullatave të hapë këtë shërbim në ambasadën tonë shqiptare në Madrid. Pas kontakteve me email, kam marrë një përgjigje incompetente dhe plotësisht negative nga funksionarët në detyrë. E kuptoj që ky problem mund të duket i parëndësishëm në krahasim me çfarë Shqipëria po përballon aktualisht, por nuk kam shpresë tjetër, ku te drejtohem për të zgjidhur këtë problem…Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe durimin tuaj.

Me respekt
Alma (Spanjë)

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply