Këlliçi: Procesi i votimit për kryetarin e PD Berat vijon ende për shkak të pjesëmarrjes së lartë! 

Për shkak të pjesëmarrjes masive, me vendim te komisionerëve procesi do të përfundojë në orën 19:00.

Ky vendim u mor nga komisioneret se bashku me 4 kandidatet ne gare, për shkak se ka ende demokratë që po i drejtohen Qendrës së Votimit për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Postimi i Belind Këlliçit

Ora 19:40, procesi i votimit në Berat vijon ende për shkak të pjesëmarrjes së lartë!

Riorganizimi i bazës ka tërhequr vëmendjen e gjithë demokratëve, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi dhe të veprojmë. Nga vota e lirë fillon demokracia.

Falenderime të përzemërta dhe mirënjohje për Kryetarin në detyrë Gazment Azizi, i cili sakrifikoi dhe drejtoi demokratët e Beratit për 9 vite në opozitë! Qytetaria triumfoi dhe sot në një proces model dhe civil mes kandidatëve. Për pak nisim numërimin e votave në kuti.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply