Basha me AliBashët duhet ta dinë se, mandatet nuk i jep as Rama e as Ambasada, o trutharë!

Nga Ylli MANJANI

Ja ta zemë se nemja e Bashës e zuri Saliun. Pra ndodh arrestimi apo më shumë akoma i gjithfuqishmi ndërhyn e ç’a pastaj?!

Basha me AliBashët mendoj se duhet ta harrojnë tashmë PD. Ata s’i kanë lënë më vend vetes të kenë lidhje me atë parti dhe, kjo s’ka lidhje fare me Berishën. Ky i fundit vetëm sa u distancua prej tyre, por qëlloi që partia i shkoi Atij nga pas. Kaq e dëshpëruar ishte PD me AliBashët në krye.

Kështu që nemja ndaj Berishës nuk u bën punë, përkundrazi i nxjerr edhe më zbuluar në llumin e vet. Nuk po flas këtu për mendim ligjor që s’e kanë. Për mirnjohje e moral jo e jo, se nuk e paskan patur që në fillim. Por thjesht po nisem nga nemja që bëjnë 3 herë në ditë si plakat.

Ideja që kërkohet një forcë nga jashtë partisë të largojë atë që s’e mund dot, tregon paaftësi të pandreqshme.

Kështu që PD ta shohin me dylbi. Pushtetin as me dylbi nuk e shohin dot më. Po unë them që mandatet e veta si deputetë nuk i mbajnë dot…

Dhe e gjithë kjo falë rrugës që zgjodhën. Mandatet nuk t’i jep as Edi Rama e as Ambasada Amerikane, o trutharë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply