Deputetja Bakiu: Ta përmbyllim me sukses procesin zgjedhor, të bashkojmë demokratët

Deputetja e PD, Merita Bakiu thotë përmes një statusi në rrjete sociale se, zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike nuk duhet të zhbëhen. Bakiu shprehet se, ky proces zgjedhjesh duhet të mbyllet me bashkimin e demokratëve.

Statusi i plotë i Merita Bakiut

Të nderuar demokratë të Krujës, njerëz që më  keni mbeshtetur e inkurajuar dhe së bashku kemi 30 vite qe bëjmë beteja e në shumicen e tyre ia kemi dalë.

Përtej çdo keqpërdorimi e keqkuptimi duke u nisur nga reagimet e mesazhet që kam marrë dhe në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes sqaroj qëndrimin tim:

  1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj bashkimin e Partise Demokratike, nga ku ky bashkim fillon me bashkimin e grupit parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë përjashtim.

2.Për reagimet që kam marrë në lidhje me procesin e zgjedhjeve në zonën time, e kam shprehur dhe në mbledhjen e grupit.

Nuk jam për zhbërjen e tyre por shqetësimi im është që mos të ngelet asnjë demokrat jashtë strukturave të kemi gjithëpërfshirje.

Jam për ta përmbyllur me sukses procesin zgjedhor ku synojmë të bashkojmë të gjithë demokratët për të qenë më të fortë në betejat që na presin.

Të përzgjidhen kandidaturat e propozuara nga baza, ku të jenë më dinjitozet, ato që i sjellin ndryshimin dhe risi ku e bëjnë Partinë Demokratike forcë konkuruese e fituese.

Për një Parti Demokratike të fortë e të bashkuar. Betejën e kemi me Edi Ramën e qeverinë e tij!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply