Gjithnjë e më shumë rusë po ikin nga vendi i tyre nga frika se mos arrestohen pasi kundërshtojnë luftën e Putinit në Ukrainë, ose mund të rekrutohen nga Kremlini për të luftuar në vijën e parë të luftën në Ukrainë, sipas rrjetit gjermam n-tv.
Shumë prej tyre kanë gjetur strehin në Turqi, Gjeorgji dhe Armeni po sipas këtij rrjeti, i cili shton se në këto tre vende janë të njohura për numrin e madh të emigrantëve rusë.
Në Stamboll dhe kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, një organizatë vullnetare mbështet “të gjithë ata që kanë lënë atdheun e tyre”.
“Ne përpiqemi t’u ofrojmë të gjitha llojet e ndihmës që ata të qëndrojnë falas për një kohë dhe të riorganizohen në mënyrë që të shohin se çfarë do të bëjnë tani e tutje”, thekson organzita.
“Rusët që vendosën të iknin kishin frikë se nuk do të kishte punë për ta për shkak të sanksioneve të ashpra të Perëndimit .
Përveç kësaj, të rinjtë ndiheshin të pasigurt se do të detyroheshin të luftonin në frontin e Kremlinit. Megjithatë, shumica e rusëve në mërgim janë njerëz të arsimuar”, shpjegon një vullnetare e organizatës.
Organizata është themeluar në fillim të marsit, menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe financohet nga donacione.
Një sponsor i njohur është Mikhail Khodorkovsky, një anëtar i opozitës ruse që jeton në Londër.
Vetëm në Stamboll, deri më tani, ka më shumë se 200 akomodime.
Rreth 100,000 rusë thuhet se janë strehuar në Jerevan.
Në kryeqytetin e Armenisë, hotelet, bujtinat dhe apartamentet me qira janë mbushur plot, siç raporton një gazetar i Agjencisë Gjermane.
Në Gjeorgji, nga mesi i marsit, autoritetet kishin regjistruar ardhjen e 30,000 rusëve po sipas rrjetit gjerman n-tv.