Mijëra rusë po ikin nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit të Putinit

Gjithnjë e më shumë rusë po ikin nga vendi i tyre nga frika se mos arrestohen pasi kundërshtojnë luftën e Putinit në Ukrainë, ose mund të rekrutohen nga Kremlini për të luftuar në vijën e parë të luftën në Ukrainë, sipas rrjetit gjermam n-tv.

Shumë prej tyre kanë gjetur strehin në Turqi, Gjeorgji dhe Armeni po sipas këtij rrjeti, i cili shton se në këto tre vende janë të njohura për numrin e madh të emigrantëve rusë.

Në Stamboll dhe kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, një organizatë vullnetare mbështet “të gjithë ata që kanë lënë atdheun e tyre”.

“Ne përpiqemi t’u ofrojmë të gjitha llojet e ndihmës që ata të qëndrojnë falas për një kohë dhe të riorganizohen në mënyrë që të shohin se çfarë do të bëjnë tani e tutje”, thekson organzita.
“Rusët që vendosën të iknin kishin frikë se nuk do të kishte punë për ta për shkak të sanksioneve të ashpra të Perëndimit .

Përveç kësaj, të rinjtë ndiheshin të pasigurt se do të detyroheshin të luftonin në frontin e Kremlinit. Megjithatë, shumica e rusëve në mërgim janë njerëz të arsimuar”, shpjegon një vullnetare e organizatës.

Organizata është themeluar në fillim të marsit, menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe financohet nga donacione.

Një sponsor i njohur është Mikhail Khodorkovsky, një anëtar i opozitës ruse që jeton në Londër.

Vetëm në Stamboll, deri më tani, ka më shumë se 200 akomodime.

Rreth 100,000 rusë thuhet se janë strehuar në Jerevan.

Në kryeqytetin e Armenisë, hotelet, bujtinat dhe apartamentet me qira janë mbushur plot, siç raporton një gazetar i Agjencisë Gjermane.

Në Gjeorgji, nga mesi i marsit, autoritetet kishin regjistruar ardhjen e 30,000 rusëve po sipas rrjetit gjerman n-tv.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply