KLSH: Miliona euro të zhdukura me tenderat për Covid-19

Në tenderat e zhvilluar nga autoritetet shëndetësore gjatë pandemisë së Covid-19 janë konstatuar dëme ekonomike, mungesë efektiviteti dhe, në disa raste, edhe mungesë furnizimi me pajisjet e nevojshme për përballimin e situatës së rëndë shëndetësore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është treguar pa dorashka në Raportin Vjetor për vitin 2021, ku janë renditur kritika të forta për qeverinë “Rama”, pikërisht në sektorin që kryeministri deklaron se ka pasur sukses të padiskutueshëm.

Audituesit shtetërorë deklarojnë se “në procedurat e prokurimit publik për përballimin e Covid-19 janë konstatuar pasoja me dëm ekonomik, efekte negative, likuidim shërbimesh pa u zhvilluar tenderat, si edhe shpallje e fituesve në kundërshtim me përcaktimet ligjore”.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria miratoi një vendim për mënyrën se si do të lidheshin kontratat për interesa thelbësore të shtetit, ku përfshiheshin edhe ato të pandemisë.

Ekspertë mjekësorë dhe të prokurimeve publike ngritën dyshimet se qeveria po krijonte hapësira për shpërndarjen e fondeve publike tek klientët e saj të afërt.

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, procedurat e mbështetura në vendimin e qeverisë rezultuan jo-efektive, duke mos siguruar pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën Covid-19 apo dështimin e procedurave, me pasojë furnizimin e vonuar ose mos-dorëzimin e mallit të kërkuar.

“Janë shpallur fitues operatorë ekonomikë në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, ndërkohë që në tendera nuk janë argumentuar vendosja e kritereve të caktuara për pjesëmarrësit në procedurë dhe në disa raste specifikimet teknike nuk kanë pasur lidhje me natyrën e shërbimit të kërkuar”, thotë më tej Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij vjetor.

Gjatë fazës së parë të pandemisë Covid-19, qeveria shqiptare zhvilloi disa tendera “sekretë” me vlerë totale disa dhjetëra milionë euro, për të cilët kishte dyshime se ishin të natyrës klienteliste dhe korruptive.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, mori disa kallëzime për këto procedura, por nuk u arrit në ndonjë përfundim domethënës.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply