Vritet komandanti çeçen i prorusëve në Donbas

Është vrarë një komandant i një prej batalioneve të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Mikhail Kishchik i njohur si Misha. Komandanti vdiq gjatë sulmit të trupave ruse dhe forcave separatiste kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR), Sergei Kozlov përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

‘Lajm i trishtuar nga vija e frontit. Ka vdekur nënkoloneli Mikhail Kishchik’.

Kozlov shton se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe ‘luftuan deri në fund’.

‘Po përcaktojmë numrin e të vrarëve dhe të plagosurve’, ka shkruar mes të tjerash ai.

Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në periudhat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply