Berisha: Monedhat virtuale dhe serat e kanabisit po gllabërojnë energjinë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertët për krizën energjetike, se dy faktorë po gllabërojnë energjinë në mënyrë të paligjshme: minierat e monedhave virtuale dhe serat e kanabisit. Berisha tha se, të dyja kanë lidhje direkte me qeverinë.

“Dy faktorë që po gllabërojnë sasi kolosale energjetike lidhen direkt me këtë qeveri, me eksponentët e saj.

Këta dy faktorë janë, impiantet e bitcoin të vendosura pranë hidrocentraleve, gllabërues të papërmbajtur, kuçedra të vërteta të energjisë elektrike. U zbuluan dy në Shijak, ato janë miniaturë me ato që ndodhen pranë hidrocentraleve. Ata janë të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk merr përsipër të shndërrojë Shqipërinë në minierë të bitcoin përveç qeverisë.

E dyta, serat e kanabisit, që janë të kontrolluara të gjitha nga qeveria dhe policia. Harroje se ngre kush serë kanabisi pas garanci të qeverisë.

Pra janë këta dy faktorë që grabisin energjinë pa fatura dhe që faturën e tyre e paguajnë më të varfrit e Shqipërisë. Faturën e tyre e paguajnë konsumatorët, pensionistët, ata që nuk kanë.

Nuk jam kundër bitcoin, por duhet të jetë gjithçka legale. Do të prodhosh bitcoin, shko dhe regjistrohu. Të gjitha fijet e bitcoin të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse pyet ata që merren me këtë, ata të tregojnë me gisht nivelin më të lartë të qeverisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply