Berisha: Nëse vendosim një ‘tru’ komandues në portat e digave, do kursenim 20% të energjisë

Ish-Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar në selinë e PD me ekspertë për krizën energjetike në vend tha se, kjo nuk është një krizë e ardhur nga lufta në Ukrainë, por nga vjedhja dhe babëzia qeveritare.

Kryefjala e Berishës ishte mungesa e diversifikimit të burimeve energjetike në vend, edhe pse potenciali është i jashtëzakonshëm.

“Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në botë. Karaburuni është një nga platformat e erës më të fuqishme, po ashtu edhe gryka e Tepelenës, rrafshnalta e Pukës. Ka me dhjetëra zona që janë studiuar, por patën një tërheqje pasi u tërhoq BE nga subvencionimi i energjisë gri. Por më vonë u bënë sërish aktuale. Ka parqe gjigante erërash. Këto projekte janë studiuar vite e vite nga kompanitë”, tha Berisha.

Ai e quajti një krim mjedisor projektin për hidrocentralin e Skavicës.

“Diversifikimi i energjisë për ne do mbetet përparësi absolute. Çmimi do rikthehet në ato nivele, me të cilin nuk ka të humbur. Shqipëria do jetë një vend shumë atraktiv për bizneset e huaja edhe për çmimet e energjisë,” tha Berisha.

Në fund ish-kryeministri denoncoi një tjetër skandal të kësaj qeverisje.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende, që në rast se vendosin sistemin unik të komandimit të sistemeve energjetike, në rast se ndërtojnë trurin dixhital të komandimit të sistemeve energjetike, respektivisht kursejnë nga 20 përqind të energjisë. Në funksion të kësaj u ndërtua linja e energjisë Tiranë-Prishtinë. E bllokoi Vuçiçi për vite të tëra, derisa Angela Merkel i tha se do të shkëpusim nga sistemi evropian i transmetimit.

Kjo qeveri loz me falsitetin dhe fasadën. Nëse vendosim një ‘tru’ komandues që drejton portat e digave dhe furrat e TEC-eve në Kosovë, secili vend kursen të paktën 20 përqind të energjisë. Këta kanë ngelur te ‘abetarja’. Firmosën një marrëveshje për ‘abetaren’ të vënë në jetë në vitin 2011. Pra falsitet, falsitet dhe mashtrime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply