Demokratët po votojnë gjatë ditës së sotme për të zgjedhur kreun e degës së kësaj force politke në Divjakë.
Fluksi i anetarëve ka qenë shumë i lartë që në oprët e para të mëngjesit ç’ka e ka detyruar komisionin e votimit që të nisin procesin 30 minuta para ores 9 që ishte dhe orari zyrtar.
Kandidaturat jane dy të përzgjedhura nga anëtarësia, Elisabeta Rredhi dhe Gjergj Janku.
Procesin e votimit po e ndjek nga afër dhe drejtuesi politik i qarkut Fier deputeti i PD Luan Baçi.
Në një prononcim për mediat Baçi theksoi se, procesi që po zhvillohet sot në Divjakë është model.