Pronari i kompanisë më të madhe të naftës ruse jep dorëheqje, kritikoi luftën në Ukrainë

Vaguit Alekperov, president dhe themelues i kompanisë së madhe ruse të naftës Lukoil, ka dhënë dorëheqjen sot  nga të gjitha pozicionet e tij në kompani, njoftoi kompania.

“Presidenti dhe anëtari i bordit të drejtorëve të Lukoil, V. Alekperov, njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqje”, thuhet në një deklaratë që nuk shpjegon arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Njoftimi vjen më pak se dy muaj pasi kompania private u bë kompania më e madhe ruse që kritikoi luftën në Ukrainë në një deklaratë duke bërë thirrje për “ndërprerjen e shpejtë të konfliktit të armatosur” dhe “zgjidhjen në kohën e duhur”.

Pavarësisht kësaj, Alekperov u vendos në një listë të zezë të personaliteteve ruse të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar , një vend me të cilin ai ka lidhje të ngushta, dhe Australia .

Alekperov drejton Lukoil që nga viti 1993 dhe është një nga manjatët më të fuqishëm të naftës në Rusi.

Sipas Forbes, Alekperov, një ish-punëtor i platformës së naftës në Detin Kaspik, është personi i 90-të më i pasur në botë, me pasurinë e tij neto të vlerësuar në 19.3 miliardë dollarë që nga 21 prilli 2022.

About Redaksia

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …

Leave a Reply