Reagimi i fortë i Boris Johnson ndaj Putin: Si mund të negociosh me një krokodil!

Duke folur me gazetarët teksa fluturoi për në Indi për një udhëtim diplomatik dy-ditor, kryeministri britanik Boris Johnson  u shpreh se bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës janë të dënuara.

Johnson  u shpreh se është ‘shumë e vështirë’ të shihet se si Kievi mund të negociojë me presidentin Vladimir Putin duke pasur  parasysh ‘mungesën besimit të tij’.

“Si mund të negociosh me një krokodil që e ka këmbën në nofulla’  u shpreh Johson.

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë ngecur – me secilën palë që fajëson tjetrën për prishjen.

Hera e fundit kur Kievi dhe Moska zhvilluan takime ballë për ballë ishte 29 marsi.

Negociatori kryesor i Ukrainës tha këtë javë se ishte e vështirë të parashikohej se kur do të rifillonin ato për shkak të rrethimit të Mariupolit.

Johson gjithashtu shprehu frikën e tij se nuk do të ketë një zgjidhje nga negociatat.

“Nuk është për Mbretërinë e Bashkuar apo për dikë tjetër që të përpiqemi të zëvendësojmë veten me ukrainasit. U takon ukrainasve të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Por është shumë e vështirë të shihet se si ata mund të negociojnë me Putinin tani, duke pasur parasysh mungesën e tij të dukshme të besimit të mirë.”

Ai shtoi: “Ne thjesht duhet të vazhdojmë t’i furnizojmë ata me gjërat që u nevojiten.”

Ndërsa udhëtimi i Johnson në Indi nuk është i lidhur drejtpërdrejt me krizën në Ukrainë, zëdhënësi i tij tha se “sigurisht do të jetë një temë diskutimi”.

About Redaksia

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …

Leave a Reply