Rama del nga faza dhe sulmon opozitën: PS është në kalë…

Rikthimi i Sali Berishës në krye të opozitës shqiptare duket se po shfazon gjithmonë e më shumë Edi Ramën.

Në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend, ai sulmoi me fyerje opozitën, duke thënë që në fillim të seancës se ishte gati t’i shkonte në shtëpi një deputeteje.

Më pas, ai tha se Sali Berisha është i vdekur. Komentet e tij sollën reagime të ashpra nga deputetët e opozitës në sallë.

“Do të ishte mirë që dy gjëra të ishin të qarta. Me Saliun ne s’kemi punë. Për ne ai është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe institucionalisht, jo biologjikisht. Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Kjo është e para. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar. Nëse ju merrni vendimin për t’u drejtuar me një të vdekur, ne ndërpresim me PD çdo marrëdhënie”.

“Ju e keni kaluar ylberin. Jeni përtej ylberit, gjëra për ju s’ka. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur është i gjallë dhe bindin popullin që i vdekuri është i gjallë, ata janë për t’u mëshiruar”, tha Rama.

Më tej ai tha se, PS është në kalë, kure opozita e sheh atë nga poshtë kalit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply