Strazimiri: Yuri Kim s’ka bërë kurrë gjeste diplomatike

Ish-deputeti Gent Strazimiri tha në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se ambasadorja Yuri Kim nuk ka bërë një gjest të vetëm diplomatik.

“Ka bërë si prokurore, si gjyqtare, si lakroriste, si turiste, si kulinariste, por si ambasadore asnjëherë”, tha Strazimiri.

Deputeti theksoi se Kim nuk dihet për çfarë qëllimi ka ardhur pasi duhet të promovojë marrëdhëniet midis popullit shqiptar me SHBA-të dhe jo vetëm të një individi.

Strazimiri: Rama pranoi sot marrëdhënien e ngushtë me Bashën

Strazimiri komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv deklaratën e Ramës i cili tha ‘nëse Berisha vjen në krye të PD, ndërpres çdo marrëdhënie’.

Strazimiri është i mendimit se kjo deklaratë e kryeministrit konfirmon marrëdhënien që ka pasur me Lulzim Bashën.

“Një gjë e përfolur por kurrë e pranuar nga palët. Rama sot e pranoi dhe për faktin që i ka nisur sms pak ditë më parë që ka pasur komunikim me Bashën. Marrëdhënie okulte mes të dyve”, tha Strazimiri.

Deputeti demokrat theksoi se, Rama dhe Basha urrehen për vdekje në dukje dhe duan vdekjen politike të njëri-tjetrit, por situatat e fundit treguan se kanë pasur një marrëveshje dhe një komunikim të ngushtë.

“Ky komunikim do ndërpritet nëse Berisha do drejtojë PD-në, dhe ky është një lajm i mirë për shqiptarët”, tha Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Krishtlindjen: Në këtë ditë lindi hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shfrytëzuar ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë …

Leave a Reply