Zgjedhja e presidentit, procesi fasadë i Ramës!

Bujar Leskaj

Gjatë viteve të qeverisjes së sektit të tij, Rama përpiqet të imponojë një shoqëri, e cila nuk arrin të dallojë normalen nga jonormalja, realen nga imagjinarja, të vërteten nga gënjeshtra, të ligjshmen nga e paligjshmja.

Kryeministri, njëkohësisht Kryetari i Kuvendit, ministri, kryetari i gjyqësorit, kryetari i enteve, përzgjedhësi i “investitorëve strategjikë”, lideri, i cili “mposhti tërmetin dhe pandeminë”, lideri global me poture e atlete, sot përsëri tallet me shqiptarët, duke ndërtuar një realitet të gënjeshtërt e demagogjik.

Edhe me farsën për zgjedhjen e presidentit, për të cilin “pyet” deputetët me zarfe të mbyllura dhe e-maile, në një kohë që gjithkush e di që president do emërojë atë që ai do vetë.
Rama nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë të zgjedhë presidentin!

Sepse numrat e tij në parlament nuk janë reale, janë rezultat i ndryshimit të kodit zgjedhor, i shkeljes së marrëveshjes së 5 majit.

Ky parlament është produkt i grabitjes së zgjedhjeve të 25 prillit nëpërmjet blerjes së votës, shantazhimeve të qytetarëve, sistemit të patronazhistëve, prokurimeve të ndryshme publike në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve!

Kjo mazhorancë e dalë si rezultat i grabitjes dhe tjetërsimit të vullnetit të lirë të shqiptarëve nuk ka të drejtën ligjore, kushtetuese e morale dhe as tagrin të zgjedhë presidentin e ri!

Ndaj edhe opozita nuk duhet të bjerë pre e lojërave dhe makinacioneve të Ramës dhe sektit të tij dhe as duhet të hyjë në negociata e të legjitimojë me pjesëmarrjen e saj një proces të tillë qesharak dhe të rrezikshëm edhe të uzurpimit të institucionit të presidencës, proces, i cili në thelb, legjitimon blerjen dhe grabitjen e votës së shqiptarëve!

Opozita duhet të jetë e bashkuar dhe të tre grupet parlamentare të kundërshtojnë këtë proces, duke kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021, sipas raporteve të OSBE/ODHIR dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare!

About Redaksia2

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply