Avokati Gjokutaj: Është e tmerrshme! Sado që të ketë ndërhyrje, Gjykata nuk mund të lajthisë si sot

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, e ka quajtur të turpshëm ndërhyjen e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe vendimin e dhënë nga gjykata.

Sipas Gjokutaj, është e tmerrshme, sado që të ketë ndërhyrje nga të gjitha palët, gjykata nuk mund të lajthisë si sot. Ky vendim është një fyerje.

Gjokutaj theksoi gjithashtu se sot u provua që drejtësia që duhej të dilte e pavarur, është dopjo e kapur.

Gjokutaj: Ajo deklaratë e ambasadores është një miniaturë e asaj që ka bërë në prapaskenë kjo ambasadore. Ne e dimë se çfarë është bërë, për të mbërritur tek vendimi i sotëm.

Vetëm një ndërhyrje e tillë, mund të sillte një turp juridik.

Unë i mëshoj faktit. Është e tmerrshme, sado që të ketë ndërhyrje nga të gjitha palët, gjykata nuk mund të lajthisë si sot. Ky vendim është një fyerje.

Ky vendim i jep të drejtë, të shkarkuarve që të shkojnë të ankimojnë vendimet.

Ky ankimin është bërë nga një subjekt që nuk legjitimohet. Enkelejd Alibeaj nuk është subjekti për të bërë ankimimin, pasi nuk është kryetar i Partisë, ai nuk ka targër përfaqësimi.

Sot u provua që drejtësia që duhej të dilte e pavarur, është dopjo e kapur.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane: 100 mijë protestues në Beograd kërkojnë qeveri teknike

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi …

Leave a Reply