Manjani thirrje trupës gjyqësore: Përbuzni çdo ndërhyrje ambasadash!

Nga Ylli MANJANI

Vendimi i gjykatës Tiranë për të legjitimuar një ankim të një personi që nuk është palë në një sallë gjyqi, është TURP juridik!

Rast unik në jurisprudencë dhe precedent i rrezikshëm.

Më vjen keq dhe, përtej respektit që kam për gjyqtaren, por shoh që parimet e gjykimit të rregullt kanë rënë. Ky është vendim i marrë nën presion të jashtëzakonshëm. Gjyqtarja është shumë më e zonja sesa kjo që ka bërë…

Tani mund të legjitimohet çdo pushtetar e diplomat, njësoj si çdo bandit që i bën presion gjykatës dhe mund të mbajë peng të drejtën e kujtdo.

Turp e faqja e zezë!

Them turp sepse fatin e asnjë partie nuk e cakton dot gjykata!

Le ta bëjnë dhëmbin sa Kimi po të duan, por ky është realiteti!

Të fala reformës dhe drejtësisë së pavarur!

****

Thirrja ime për trupën gjyqësore të Republikës së Shqipërisë është:

Përbuzni çdo ndërhyrje ambasadash!

Ambasadorët shkojnë e vijnë! Njësoj dhe pushtetarët.

Shqipëria na mbetet neve.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply