Berisha: Edi Ramën edhe për së vdekuri e mund!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i dha përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë në Kuvend e quaji të “vdekur” politikisht.

Berisha tha se, jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri e mund Edi Ramën. Ish-Kryeministri tha se, Rama është në panik pasi e di që demokratët do ta mundin.

“T’i jap përgjigjen e merituar Edi Ramës. Merrni dhe shihni kur doli… një ngjyrë limon i kishte rënë në fytyrë, i dridhej zëri dhe fliste, sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Tani unë kundërshtar e kam, por prapë nuk humbas ndjenjat njerëzore. Uroj të gjejë kurajo se atë e ka kapur një panik i vërtetë. E vërteta është që demokratët do ta mundin atë. E vërteta është po e them dhe njëherë këtu, që jo për së gjalli, por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Në kuptimin që ai ka një trashëgimi më negativen që mund të ketë njeriu, kurse kjo tjetra është e kundërta”.

Berisha iu përgjigj këtë të premte deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ish-kryeministri zgjidhet në krye të Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se ai nuk ka kërkuar anjëherë bashkëpunim me kryeministrin Rama, por do të vijojë betejën e tij të pandalshme për rrëzimin e qeverisë.

“Së pari me deklaratën e Ramës, mjek jam, me një pasion të veçantë përveç kardiologjisë, disiplina e dytë që kam dashur është psikologjia. Psikologjia është një doktrinë e mendimit. Filozofët gjerman e zbritën filozofinë te truri dhe proceset e tij. Unë kam mirëkuptim për shqetësimin madhor që ka Edi Rama. Le të lexojë vetë më mirë të gjejë rrugë të çlirimit prej tyre. Beteja është e pandalshme. Nuk i kam kërkuar ndonjë bashkëpunim unë atij. Keni dëgjuar ndonjëherë nga Sali Berisha dua të bashkëpunojë me Edi Ramën? Jo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply