Rama po përgatit farsën territoriale! Do ulë numrin e bashkive që të grabisë më shumë mandate

Gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët, ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.

Berisha tha se, Rama po përgatit farsën e radhës pasi po tenton të ulë edhe më tej numrin e bashkive në mënyre që të grabisë sa më shumë mandate.

Pyetje: Mos ngritja e komisioneve, e dëmton PD në zgjedhjet e ardhshme?

Berisha: Lidhur me Reformën Zgjedhore partitë e mëdha politike kanë marrë pjesë, mund të ketë ndonjë përjashtim por në tërësi kanë marrë pjesë. Reforma Zgjedhore është një proces që zhvillohet mbi rekomandimet e ODIHR-it dhe nuk shoh asnjë arsye që PD të mos marrë pjesë. PD ka ekspertet më të mirë në këtë fushe dhe do jetë një kontribut.

Për Reformën Territorale të dhënat janë që Edi Rama po përgatitet për një farsë. Të ulë edhe më tej numrin e bashkive në Shqipëri. Është përgatitur që të ripërcaktojë kufijtë që të grabisë më shumë mandate që të ulë bashkitë. Cilido gjen se sot shërbimet që u ofrohen qytetarëve në zonat rurale dhe të tjera janë shumë të pakta dhe numri i punonjësve, rrogëtareve është 30-40 % më i madh se sa 60 bashki dhe 300 e ca komuna para reformës. Kjo u paraqit si anti-reformë. Edi Rama do bëj çdo gjë.

Komisioni i Reformës elektorale nuk është ngritur ende. Duhet të dërgoj emrat.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply