Fluks në zgjedhjet e PD në Dibër, Gjata: Gabim i madh si qe harruar vota e fshehtë…

Partia Demokratike po zhvillon sot në Dibër, zgjedhjet për kryetarin të ri të degës. 1200 demokratë i janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën për njerin nga dy kandidatët në garë: Ilir Krosi dhe Hamza Leshi.

Procesin në Dibër po e ndjek i deleguari i Komisionit të Rithemelimit të PD. Çlirim Gjata, i cili nuk e fshehu entuziazmin e tij për efektet që ka dhënë, rikthimi i së drejtës së votës, anëtarëve të PD-së.

Gjata tha për SYRI TV: “Ka filluar në orën 8, procesi i votimit për kryetarë dege midis dy kandidatëve, Ilir Krosi dhe Hamza Leshi. Ka një fluks jashtëzakonisht të lartë, siç e shikoni, ka shumë radhë dhe njerëzit vazhdojnë të vijnë deri nga zonat më të thella, që nga zona e Lurës. Gjithçka po shkon normalisht.

Po vërej diçka: që kur filloi ky proces, qoftë për referendumin, qoftë për “primaret” dhe tani në zgjedhjet për kryetarin e degës, është i njëjti fluks i papërballueshëm i anëtarëve të PD-së, një dëshirë e jashtëzakonshme për të votuar, sepse ka qenë një nga gabimet e mëdha, gabimet ndoshta të pafalshme që ka bërë Partia Demokratike po them (s’po hyj ky apo ai, por Partia Demokratike) që gati – gati e kishte harruar procesin e votimit brenda Partisë Demokratike. Diskutohej vetëm për kryetarin e partisë e të tjerat pothuajse ishin harruar.

Ndërkohë, duke kthyer procesin e votës së fshehtë, standartin demokratik të votës së fshehtë brenda anëtarësisë, që konsistoi që nga Referendumi, tek primaret por edhe nivelet më të ulëta të strukturave të PD-së e deri tek zgjedhja e kryetarit të degës e do të vazhdojë me Kuvendin e Degës ditën e diel dhe zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike me një anëtar një votë, kjo i ka rikthyer besimin anëtarëve të PD-së, ka rikthyer respektin për ta, respektin e ndërsjelltë, sepse duke e thirrur për të votuar respekton një vlerë, një dinjitet qytetar, gjë që kishte rënë në nivele shumë të ulëta në marrëdhëniet e brendshme të PD-së.

Prandaj kur themi se ajo që do të rikthejë demokracinë, bashkimin në parti dhe mbi të gjitha besimin se kjo parti mund të ringrihet dhe kthehet në pushtet fillon tek vota e fshehtë”.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply