Nga Enver Bytyçi
Të gjithë neoliberalët perversë janë njësoj! Nuk bën përjashtim ndër ta as ambasadorja Juri Kim!
Neoliberalët perversë kanë si refleks formën, jo përmbajtjen. Merren me shfaqjen, jo me thelbin! Jo se nuk e dinë. Por se kësisoj kanë sukses në manipulimin e opinionit.
I kësaj natyre ishte reagimi i Juri Kim ndaj asaj që ndodhi në parlament midis Sali Berishës dhe beniaminit të saj, Enkelejd Alibeaj!
Thelbi është se Kim mbështet dështimin e Partisë Demokratike për llogari të Ramës dhe lufton kundër forcimit të opozitës! Për ta mbuluar këtë thelb të qëndrimit të saj, ajo merret me shfaqjen, me podiumin e Kuvendit të Shqipërisë!
Në fakt duhej dënuar platforma e Ramës për ta denigruar kreun real të opozitës shqiptare, Sali Berishën, duke e fyer, denigruar e madje shpallur si “kufomë”!
Duhej dënuar urdhri i kryeministrit për kryetaren e parlamentit që t’ia mohojnë të drejtën cilitdo deputet për të folur në Kuvend! Mungesa e lirisë dhe e demokracisë është problemi në Shqipëri! Këtë e thonë gjithashtu raportet e shefit të ambasadores amerikane në Shqipëri!
Por Juri Kim nuk e ka mendjen te demokracia, as liria! Nuk është e përkushtuar për parimet amerikane! Eshtë në skalionin e perversëve të George Soros për t’u marrë me propagandën e shfaqjes me qëllim që të fshehin qëllimet e mbrapshta në Shqipëri e kudo gjetkë! Prandaj Soros dhe sejmenët e tij, përfshirë Juri Kim, janë armiqtë e lirisë e të demokracisë!