Rama mbush arkën e Rusisë! EurActiv: Janë dyfishuar importet

Importi i grurit nga Rusia drejt Shqipërisë është dyfishuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën, raporton portali i Brukselit, EurActiv.

“Pas pushtimit rus, i cili u pasua nga raportime për mizori dhe krime lufte masive, BE vendosi katër grupe sanksione ndaj vendit dhe po shqyrton paketën e pestë”.

“Megjithatë që nga marsi, Shqipëria ka importuar rreth 10 mijë ton grurë nga Rusia, krahasuar me 5 mijë ton në mars të vitit 2021, një rritje me 100 përqind”.

“Shqipëria ka rritur jo vetëm konsumin e drithit rus, por ka rritur edhe fluksin e parave në arkat ruse.

Në fillim të luftës kishte frikë se mund të kishte mungesë gruri në vend. Përfaqësuesit e industrisë deklaruan se do blinin produktet e kërkuara jashtë Rusisë dhe pjesërisht jashtë Ukrainës. Në vend shpërthyen protesta, me dhjetëra protestues të arrestuar dhe burgosur si pasojë,” shkruan agjencia.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply